U takua me Friedkin, Ranieri drejt Romës
Roma është gati t’i dorëzojë çelsat e klubit trajnerit të njohur Klaudio Ranieri.
73 vjeçari e ka drejtuar skuadrën e tij të zemrës në dy perioda, saktësisht në vitin 2009 dhe 2019.
Fakti që Roma ka ndryshuar dy trajnerë këtë edicion (Daniele De Rosi dhe Ivan Juriç), pa mundur të bëjnë mirë, duket se i ka shtyrë drejtuesit të pikasin një ekspert si trajneri që fitoi me Lieçester Premier League.
Ranieri ka udhëtuar dje drejt Londrës për të kontaktuar pronarin verdhekuq Friedkin dhe sipas mediave italiane ka konkretizuar një marrëveshje.
Zyrtarizimi është çështje orësh..