Tunizia eleminon Nigerinë, Burkina Faso në çerekfinale
Burkina Faso dhe Tunizia (do të jenë përballë në raundin e radhës) të kualifikuarat e para në çerekfinale të Kupën së Afrikës për Kombe.
Afrika me Kupën e saj të Kombëve, nisi sot ndeshjet kualifikuese për në çerekfinale. Kështu Burkina Faso-Gabon pati neojë për ‘zemra’ të forta. Dy skuadrat nuk kaluan përtej rezultatit 1-1 në kohën e rregullut dhe atë shtesë.
Traore i dha epërsinë Burkina Fasos në minutën e 28-të (pak para se i njëjti lojtar të humbiste një penallti), më pas në pjesën e dytë Gaboni pavarësisht lojtarit më pak. (Obissa i përjashtuar për 2 të verdhë) arrin të balancojë rezultatin me një autogol të Guira.
Pas gjuajtjeve të penalltive, skuadra e Burkina Faso arriti të shënojë 7 ndërsa Gaboni 6-të.
Ndërkaq surpriza e madhe e ditës, erdhi në sfidën tjetër të luajtur në 20:00 mes Nigerisë dhe Tunizisë. Ndonëse Tunizia nuk shihej favorite teksa grupin e kaloi falë formulës (3 pikë tri ndeshje), ia doli të kalojë favoritët e Nigerisë 0-1./Sportiim.al/