Kameruni mendon finalen e 6 shkurtit

Guinea- Gambia (17:00) dhe Kamerun- Komoros (20:00), janë dy sfidat e sotme për 1/8 e së Kupës së Kombëve të Afrikës.

Duke folur për këtë sfidë, trajneri i vendit organizator Kamerunit, portugezi Antonio Konceiçao tha se skuadra e tij, tej respektit për rivalin e sotëm, po mediton finalen e 6 shkurtit.

“Ne duhet të respektojmë kundërshtarin tonë të ditës edhe pse ata luajnë AFCON-in e tyre të parë. Kemi përgatitur me qetësi takimin tonë dhe objektivi ynë mbetet i qartë, finalja e 6 shkurtit”.

Ndërkaq në radhët e ‘Luanëve të Afrikës’ militon Vincent Aboubakar, lojtari dhe golashënuesi më i mirë në fazën e grupeve. 30 vjeçari aktivizohet te Al Naser në Arabinë Saudite.

Dje në ndeshjet e para të këtij raundi, Burkina Faso dhe Tunizia biletat e para çerekfinaliste./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!