Tebas: Jam tifoz i Realit, bojkoti mungesë elegance
AS sot në ballinë: Rodri, “Topi i Artë i gjithë Spanjës”
Topi i Artë që iu dha Rodrit në Paris nga ‘France Football’ ka mërzitur Real Madridin, i bindur se fituesi duhet të ishte njëri nga lojtarët e tij Vinicius dhe Dani Karvajal. Për këtë arsye, klubi i Florentino Perez dezertoi masivisht ceremoninë ku klubi i bardhë fitoi trofeun ekipor dhe Ançeloti trajner i vitit.
Një qëndrim që ka mërzitur edhe presidentin e La Liga-s, Havier Tebas: “Unë jam një tifoz i vërtetë i Realit. Është një klub që ka treguar gjithmonë vlera të rëndësishme, është sjellë gjithmonë sportiv, duke shtrënguar duart me kundërshtarin në rast humbjeje.
Mendoj se ka kohë që Real Madridi e humbi atë mentalitet dhe nuk duhet të vinte në dyshim sistemin e votimit të France Football, që votojnë 100 gazetarë. Nuk ka arsye të ekzistojë nuk e di se në çfarë drejtimi po shkojnë, por ne e kemi përjetuar edhe këtë mungesë elegance në Spanjë”, tha ai për L’Equipe.
