Kombëtarja, 105 min. “kurthe” për Islandën

Ka përfunduar në orën 18:45 stërvitja e kombëtares shqiptare të futbollit, zhvilluar në fushën sportive të FC Oberstedten. E nisur në orën 17.00, ajo ka zgjatur për 105 minuta.

Nën drejtimin e trajnerit Edi Reja, ekipi ka zhvilluar një stërvitje të plotë. Në qendër të saj, ishin gërshetimi i elementeve taktikë, me përshtatjen e tyre në skemat lojës.

Nesër kthehet regjimi me dy stërvitje në ditë (paradite dhe pasdite), 10:30 stërvitja paradites dhe në 17:00 pasdite. Ndërsa të mërkurën, ekipi do të zhvillojë një stërvitje.

Të enjten, në mesditë, skuadra kombëtare dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron, nisen nga aeroporti i Frankfurtit për në Rejkjavik me avion charter, njofton FSHF.

Menjëherë pas ndeshjes, me të njëjtin avion komod, ajo do të kthehet në Rinas, për të vazhduar grumbullimin në resortin “Tropikal” në Durrës, për ndeshjen e 11 qershorit kundër Moldavisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!