Rodri fiton ‘Topin e Artë’ 2024

Momenti kulmor i mbrëmjes. Në skenë ngjitet Zhorzh Ueah (Liberia), fituesi i trofeut në 1995 për të zbuluar trofeun e madh të Topit të Artë për meshkuj 2024.

Nga goja e ish goleadorit doli emri i mesfushorit të Spanjës dhe Sitit, Rodri.

“France Football” dorëzoi sot trofeun e “Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n, në ceremoninë që u zhvillua në Paris.

Mesfushori spanjoll Rodri për herë të parë fitues. Ai mundi Vinicius i dyti dhe Belingam i treti. Mesfushori i Sitit u eliminua në çerekfinalet e Champions League nga Real Madrid, por fitoi Superkupën e Europës, Premier Ligën dhe Kampionatin Europian me Spanjën si protagoniste absolute.

Në 2023-2024 ai luajti 50 ndeshje për anglezët, duke shënuar 9 gola, duke përfshirë 8 në ligë dhe një në Champions League. Me kombëtaren, ai luajti 13 ndeshje për një vit përfshirë të gjitha aktivitetet e Spanjës duke shënuar 3 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!