Faza e dytë nis me ‘dualizëm’, Vllaznia

sportiim2

Faza e dytë nis me ‘dualizëm’, Vllaznia-Partizani betejë për …kreun

Formatimi përfundimtar i axhendës së javës së 10-të i vendos skuadrat e Superiores në fushë të premten dhe të shtunën. Janë përcaktuar oraret dhe impianti ku Tirana do të presë Laçin.

Të premten dy takime në orën 14:00. Egnatia- Dinamo Siti dhe Bylis-Teuta duelet e pritshmërive të mëdha.

Ndërkohë e shtuna vjen me tre përballje të tjera. Kështu, më në fund Tirana ka gjetur strehë në Korçën e “Shkëmbit” për t’u përballur me kurbinasit në orën 17:00.

AF Elbasani në shtëpi ndaj Skënderbeut po në 17:00 ndërsa supersfida e kësaj jave zhvillohet në “Loro Boriçi” ndërmjet Vllaznisë dhe Partizanit. Ky takim praktikisht mbyll këtë xhiro pasi orari zyrtar i startit është ora 19:30.

Superiore, java e 10-të:

Të premten ora 14:00

Egnatia- Dinamo Siti

Bylis-Teuta

Të shtunën:

Tirana- Laçi (në Korçë) 17:00

AF Elbasani-Skënderbeu 17:00

Vllaznia- Partizani 19:30/Sportiim.al/

?>