Ksavi kontakohet nga Junajtid, Ten Hag në…provë
Për Erik ten Hag, holandezin e Mançester Junajtid ende vijon makthi i qëndrimit apo ndërprejes së bashkëpunimit me “Djajtë e Kuq”.
Edhe pse tekniku me skuadrën e tij fitoi në kampionat 2-1 me Brentford, transferta në Europa League të enjten ndaj Fenerbahçes në Stamboll, mund të vendosë jo pak të ardhmen e tij.
“Ksavi Hernadez del si pretendenti kryesor për të qenë trajneri i ardhshëm i Mançester Junajtid”. Lajmi vjen nga ‘CentreGoals’ teksa flitet për një konkat të bërë mes ndërmjetësve dhe ish-trajnerit të Barcelonës.
