Inter e Milan dakortësohen, impianti i ri në ‘San Siro’
Inter dhe Milan synojnë të ndërtojnë stadiumin e ri në zonën e San Siros. Së shpejti klubet do të paraqesin projektin që përfshin një stadium të ri, zhvillimin e zonave përreth, së bashku me udhëzimet për rifunksionalizimin e stadiumit të ‘San Siro’-s.
Kjo u bë publike nga takimi i kryebashkiakut Xhuzepe Sala, një delegacion nga Interi dhe Milani, i përfaqësuar nga drejtuesit dhe pronat e klubeve, Oaktree Capital dhe Redbird Capital Partners, por dhe superintendentja Emanuela Karpani, me Ministrin e Kulturës Alesandro Xhuli. Në takim ishte edhe ministri Andrea Abodi.
Ministrave, thotë një shënim i bashkisë, iu prezantua hipoteza e ndërtimit të stadiumit të ri në San Siro dhe udhëzimet për të ardhmen e objektit të vjetër, tashmë të përbashkëta me superintendencën Emanuela Karpanit.
Në njoftimin për shtyp këtë mëngjes Bashkia e Milanos sqaron më pas se ka pasur “vlerësim dhe kënaqësi” nga të gjithë bashkëbiseduesit dhe se “në fakt klubet së shpejti do të vazhdojnë me paraqitjen interesit për vazhdimin e procedurave”.
