Superioria në xhiron e nëntë, Tirana

sportiim2

Superioria në xhiron e nëntë, Tirana- Dinamo në Vlorë, debuton Moriero

Rikthehet Superioria ndërsa pas dy javëve pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares në Nations League, në radhë është java e nëntë Abissnet Superiore.

Nis të shtunën me Laçi- Vllaznia (14:00) aty ku për kurbinasit do të debutojë në pankinë Françesko Moriero. Po në 14:00 takimi Egnatia-Teuta që sikundër sfida e Laçit i ngjan një derbi rajonal.

E shtuna kulmon me derbin Tirana- Dinamo që si kurrë më parë do të zhvillohet në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë.

Ndërkohë të dielën dy ndeshjet e mbetura të xhiros së nëntë ose e fundit e fazës së parë. Në Ballsh Bylis takohet me Skënderbeun ndërsa në Elbasan vendasit në duelin epik me Partizanin. Praktikisht supersfida e kësaj jave.

Superiore, java e 9-të:

Të shtunën 19 tetor 2024:

Laçi-Vllaznia 14:00

Egnatia-Teuta 14:00

Tirana- Dinamo Siti 17:00 (në Vlorë)

Të dielën:

Bylis- Skënderbeu 14:00

AF Elbasani-Partizani 17:00/Sportiim.al/

?>