Moto GP në Australi/ Martin e Banjaia mendjen te …Valencia
Dy pilotët në një duel të jashtëzakonshëm për titullin kampion Bote 2024. Nga ‘Phillip Island’ dy rivalët duan të shkojnë në garën e fundit në Valencia me mundësi për të fituar Botërorin aktual.
Horge Martin dhe Françesko Banjaia, në një duel të jashtëzakonshëm këtë fund botërori 2024 në Moto GP. Në fakt ai zgjat prej dy vitesh dhe nuk jep asnjë shenjë ndalimi mes dy pilotëve të familjes Ducati.
Kjo fundjavë me 4 gara nga fundi i Botërorit në pisten e ‘Phillip Island’, në Australi, përpos provave që nisin mengjesin e ditës së nesërme do të shoqërohet me provat zyrtare dhe garën Sprint (të shtunën) dhe atë të zakonshme të mengjesit të së dielës (05:00).
Kjo garë ndërsa Martin kryeson me vetëm 10 pikë ndaj Pekos është trajtuar kështu nga kampioni italian në fuqi: “Kam potencialin për të fituar ose, në rastin më të keq, do të doja të përfundoja i dyti. Gjëja e rëndësishme do të jetë kur të garojmë në Valencia”.
Ndërkohë po në konferencë shtypi Martin përgjigjet: “Fundjavë e komplikuar, gomat do të jenë thelbësore. Do të jenë ditë shumë të komplikuara. Jemi në pjesën e fundit të sezonit, çdo pikë ka rëndësi dhe klima këtu ndryshon vazhdimisht.
Asfalti është i ri dhe gjithashtu gomat, në krahasim me vitin e kaluar. Gjëja më e rëndësishme do të jetë të arrijmë në Valencia me opsione për të fituar kampionatin botëror”.
Sakaq mundësi për titull kanë dhe Mark Markez e Enea Bastianini./Sportiim.al/
