Tirana superiore ndaj Teutës, radhën e ka derbi
Java e 14-të Tirana- Teuta 2-1 (Totre 22′, Seferi 88′)
Tirana nuk lë shtigje për hamendësime që lidhen me kreun e renditjes. Në duelin e mbrëmjes me Teutën, skuadra e Orges Shehit (pankina 100 për durrsakun) ia doli të imponohet duke shënuar dy gola mjaft të bukur për nga ekzekutimi.
I pari shënuar nga Totre plot klas nga distanca ndërsa i dyti me autorësi Seferin, erdhi si një produkt individual i Redon Xhixhës në të majtë. Teuta humbi dy mundësi ideale me Pepi Gjorgiev e shënoi një gol në fund me Grudën pa mundur dot të dalë me pikë nga ‘Air Albania’.
Java e 15-të e fundit kalendarike për 2021 luhet të mërkurën dhe të enjten. Partizani- Tirana, derbi i madh i kryeqytetit, parashikuar në 19:45 të së enjtes, pritet të myllë me dinjitet një vit kalendarik të mbushur me shumë zhvillime. Klasifikimi pas 14 javëve i takon Tiranës me 30 pikë./Sportiim.al/