Shtypi injoron Nations League
Për Shqipërinë dhe disa vende të vogla europiane, shorti i kompeticionit të UEFA-s Nations League, hedhur dje në Nion, ishte më teper se një lajm sportiv.
Por jo për futbollin e madh në kontinent. Së paku shtypi i këtyre vendeve , e ka pasqyruar fare pak ose aspak në faqet e tyre të para të ditës së sotme.
Prioritet në Itali, Spanjë, Portugali, Francë, kanë ndeshjet e kampionateve, problemet me infeksionet e COVID-19 dhe lëvizjet e mundshme në merkato.