Gol e traversë, Olmo debutim ëndrrash te Barça
U luajtën dy takime në La Liga për javën e tretë. Majorka barazoi në shtëpi me Seviljen 0-0 ndërsa në mbrëmje Barcelona përmbysi 1-2 Rajo Vajekanon.
Në këtë ndeshje me blaugranët debutoi Dani Olmo i cili u fut në pjesën e dytë teksa Barça po humbiste 1-0. Fillimisht një traversë nga distanca për kampionin e Europës me Spanjën dhe më pas një asist i Jamin Jamal e bëri Olmon autorin e golit të dytë e njëherazi njeriun e ndeshjes.
Pas këtij takimi Barcelona udhëheq me 9 pikë të plota.
