Mengjesi produktiv, Kopmainers i bashkohet Juves
Ka ardhur dita e duhur për Teun Kopmainers te Juve, pas refuzimeve, ngritjeve dhe çertifikatave mjekësore.
Kontakti i fundit këtë mëngjes me Atalantën ka zhbllokuar negociatat për lëvizjen e mesfushorit holandez drejt ‘Zonjës së Vjetër’ për 52 milionë euro plus shtatë bonuse.
Në orët e ardhshme lojtari do të largohet nga Bergamo për të arritur në Torino. Vizitat mjekësore janë planifikuar për të mërkurën. Për Juven, ky është afrimi i tetë i transferimeve të verës.