Holanda përgatitet për penallti, Vebrugen: Bëj më të mirën

sportiim2

Ndeshje delikate në gjysmëfinalen Holandë- Angli, flet portieri tulipan i Brajton në Premier League.

Portieri i Holandës, Bart Verbrugen, foli për kanalet zyrtare të UEFA-s përpara gjysmëfinales së sotme kundër Anglisë për Euro 2024.

Mbi hipotezën se ndeshja mund të zgjidhet me penallti, Verbrugen u përgjigj kështu:

“Ne gjithmonë përpiqemi të fitojmë në 90 minuta, por nëse shkon në penallti do të jemi gati. Thjesht po përpiqemi të shfaqemi sa më mirë që mundemi. Së bashku me portierët e tjerë, analistët dhe stafin tonë.

Kam pësuar shumë penallti në të kaluarën, por gjithashtu kam shpëtuar shumë, nëse do të vijë momenti, do të përpiqem të jem vendimtar për skuadrën , kjo është gjithçka që mund të bëj.”

?>