Di Lorenco, “largon” Hysajn nga Napoli…
Xhiovani Di Lorenco ka ardhur këtë mëngjes në Villa Stuart në Romë për të kryer testet mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën dhe të bashkohet me Napolin.
Mbrojtësi i djathtë i Empolit, pas kontrolleve fizike, do të bëhet blerja e parë e napolitanëve dhe do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, për pak më shumë se një milion euro sezonin, në ditët në vijim.
Për toskanin 25-vjeçar, Napoli do t’i paguajë klubit të Empoli 10 milionë euro. Ardhja e Di Lorencos do të largojë nga skuadra e Ançelotit, njërin midis Malkuit dhe Hysajt, ku më i dyshuari është mbrojtësi i Kombëtares sonë, Elsaid Hysaj…