Bardhi udhëheq MV, Spanja kap vendin e parë
Dita e parë e kualifikuesëve për xhiron e parafundit në grupe të Europës për Botërorin e Katarit evidentoi gola të shumtë dhe dy surpriza të mëdha.
Mes tyre një Maqedoni e Veriut e cila pas tri golave të Bardhit në fitoren në Armeni me vendasit 0-5, ka ndezur dritën jeshile për të shkuar në për herë të parë në histori në fazë finale të një botërori.
Spanja merr kreun, Suedia bën bllofin e madh duke humbur me Gjeorgjinë, ndërsa Romania nuk fiton dot me Islandën në Bukuresht.
Ndeshje kualifikuese Katar 2022 në Europë.
Shifrat teknikë:
18:00
Azerbajxhan – Luksemburg 1-3
Armeni-Maqedoni e Veriut 0-5
Gjeorgji – Suedi 2-0
Rusi – Qipro 6-0
20:45
Gjermani – Litenshtejn 9-0
Greqi – Spanjë 0-1
Irlandë – Portugali 0-0
Malta – Kroaci 1-7
Rumani – Islandë 0-0
Sllovaki – Slloveni 2-2