U19/ Francë-Shqipëri formalitet francez
Në ‘Egnatia Arena’ u luajt ndeshja e dytë e kualifikueseve për grupin e Shqipërisë. Francë U19 -Shqipëri U19 ka përfunduar 4-0 për Francën.
Ekipi i drejtuar nga tekniku Armando Cungu është shortuar në Grupin F, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pak minuta më pare, Maqedoni e Veriut-Serbi për U21 ne Elbasan u mbyll 1-2.
Të gjitha takimet e grupit zhvillohen në Shqipëri.
Gjykon takimin rusi Vladimir Moskalev.
U19/ France-Shqiperi 4-0 (final)
29′ Gol Franca shenon Verzhinius 1-0
35′ Gol Franca shënon Abline 2-0
40’Gol Franca shenon serish Abline 3:0
64’Gol Franca me penallti , Tçauna 4-0
Formacionet zyrtare:
Francë U19 : Lo Tutala; Pereira, Kamara, Dukur, Semedo Varela; Miçut, Bondo, Ba; Virginius, Tçauna, Abline. Tr: Landri Shavë.
SHqipëri U19: Simoni; Zalli, Preka, Dervishi; Mata, Alivoda, Bytyqi, Nerguti, Pjeshka; Shpendi; Toçi. Tr: Armando Cungu.