Roma “mbytet” në Venecia, Madonina pa fitues
Derbi i Milanos Milan- Inter u vendos nga dy gola në pjesën e parë. Skuadrat ndanë nga një pikë
Verona ndal Napolin në ‘Maradona’ duke i dhënë një asist Milanit në betejen e kreut të Seria A. Shifrat teknikë 1-1.
Ndërkohë, Roma e Murinjos me Kumbullën në fushë për 66 minuta, mundet nga Venezia 3-2. Po 3-2 Udineze kaloi Sasuolon ndërsa Lacio shfryu ndaj Salernitanës 3-0.
Zgjohet Bolonja fiton 1-2 në fushën e Sampdorias.
Kryesfida Milan- Inter në San Siro u mbyll 1-1.
Në pjesën e parë Çalhanoglu me penallti kaloi përpara Interin por pas 6 minutave De Vrij shkaktoi autgol për t’i dhënë barazpeshën ‘Madoninës’. Raportet në fushë mund të ndryshonin sërish nëse Lautaro Martinez do të shënonte në penalltinë e dytë për zikaltrit. Në fund 1-1.
Seria A, rezultate sot:
Verona- Napoli 1-1
Venezia- Roma 3-2
Udineze- Sasuolo 3-2
Sampdoria- Bolonja 1-2
Lacio- Salernitana 3-0
Milan- Inter 1-1