FSHF nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në mjediset sportive

sportiim2

FSHF nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në mjediset sportive

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Brendshme kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në mjediset sportive ku organizohen dhe zhvillohen ndeshjet e futbollit.

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u nënshkrua ky memorandum ku të pranishëm ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përfaqësues të FSHF-së dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme.

Memorandumi i bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Brendshme përfshin disa pika kryesore që janë:

Angazhimi i FSHF dhe Ministrisë së Brendshme për të zbatuar ligjet në fuqi për parandalimin e dhunës në ambientet sportive.

Menjëherë pas firmosjes së memorandumit të bashkëpunimit, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, tha se kjo marrëveshje shërben për të ofruar një ambient sa më të mirë dhe të sigurt në çdo stadium dhe event sportiv. /FSHF/

?>