Derbi i Londrës dhe Lacio

sportiim2

Derbi i Londrës dhe Lacio- Juve…

Ka një derbi në Londër. Këtë mbrëmje në orën 21:00 në ‘Emirates’ do të zhvillohet ndeshja e javës së 29-të ndërmjet Arsenalit dhe Çelsit.

‘Topçinjtë’ e Mikel Artetës janë në kërkim të pikëve maksimale për të ruajtur kreun në Premier League ndërsa blutë për t’u ngjtur sa më lart në tabelë.

Ndërkohë po në orën 21:00 në Itali zhvillohet ndeshja e kthimit e turit gjysmëfinal të Kupës mes Lacios dhe Juventus.

Ndeshja e parë është fituar 2-0 nga bardhezinjtë. Para kësaj sfide, trajneri i Lacios, Igor Tudor ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Juventusit.

Si Çiro Imobile ashtu edhe Mateo Guenduxi kthehen në grup, ndërsa Kamada mbetet jashtë. I listuar edhe mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj./Sportiim.al/

?>