Supersfida, Vllaznia pret Dinamon me…shumë tifozë
Abissnet Superiore ora 19:45, Vllaznia- Dinamo për javën e 5-të.
Pasi kanë ndjekur zhvillimet e javës të Abissnet Superiore, Vllaznia dhe Dinamo, do duhet t’i japin sot konfigurimin përfundimtar tabelës së klasifikimit pas 5 javëve.
Në ‘Loro Boriçi’-n e rimbjellë, të zotët e shtëpisë rikthehen pas një pauze të gjatë ndërsa do të kenë përballë Dinamon e Tiranës, kthyer në elitë, pas 9 edicionesh.
Mbrëmja futbollistike në qytetin verior, me risinë e rikthimit pa limit të tifozëve. Për më tepër,një sfidë e cila në të shkuarën për vetë emrat që mbajnë por dhe paraqitjet në këtë kampionat parashikohet tejet e zjarrtë.
Vllaznia dhe Dinamo vijnë pas tri barazimëve dhe një fitore për kokë. Me kreun e marrë nga Tirana (11pikë), klubet e traditës në Shqipëri të destinuara për të tentuar tri pikët e radhës.
Ndërkaq, vendasit e Brdariç kanë formacionin ideal. Pavarisht se tekniku në konferencë shtypi deklaroi se lojtarë të caktuar mund t’i bashkangjitën formacionit. Te Dinamo, Shkëmbi nuk do mund të ketë në dispozicion Gavazajin, Samake dhe Sofranak.