Vrioni: Fjalët e Ronaldos i kam sekret

Sulmuesi Xhakomo Vrioni nis të flasë për aventuren e re në Austri. Sulmuesi në forcë të Juventus, pasi tregoi momentet te klubi i huazuar pikasi një moment të majit të vitit të kaluar teksa Juve A dhe Juve U23 u ndeshën mes tyre në një test.

E gjitha lidhet me këmbinin e një bisede me Ronaldon.

Vrioni:

“Të provoja një aventurë në një kampionat të huaj ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja”. Fjala e lojtarit shqiptar të Juves Xhakomo Vrioni, i cili u huazua këtë verë te WSG Tirol në Austri.

“Gjeta një klub mjaft të mirë – tha sulmuesi për Tuttosport -, një ekip i shkëlqyer dhe një klub super i organizuar”.

Ai gjithashtu tregoi një anekdotë të lidhur me Kristiano Ronaldon, për të cilën tha se ishte një admirues i madh (“Unë takova një kampion të madh”): “Kristiano një herë më mori mënjanë dhe më tha diçka shumë të bukur. E ruaj në zemrën time, si një sekret.Unë kurrë nuk i kam thënë askujt, madje as miqve të mi më të ngushtë, dhe kurrë nuk do ta them “,tregoi Vrioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!