Markez ‘Pole’ në Portimao, Banjaja fiton garën Sprint

sportiim2

Markez ‘Pole’ në Portimao, Banjaja fiton garën Sprint

‘Pole Position’ i parë i botërorit 2023 në Moto GP i përket Mark Markez. Në Portimao, për Çmimin e Madh, fenomeni i Honda-s i tribloi të gjithë në tentativën e fundit, duke e ndalur orën në kohën rekord prej 1’37″226.

Me spanjollin 8 herë kampion botë mbi motorrë, në vijën e parë janë Françesko Bagnjaja, i dyti Ducati dhe pas tij Horge Martin me Pramac. Në vijën e dytë, vendasi Miguel Oliveira me Aprilia, përpara KTM të Xhek Miler.

Ndërkohë në 16:00 u zhvillua për herë të parë gara sprint në Moto GP. Kampioni i botëss në fuqi Françesko Banjaja ia doli të triumfojë duke fituar 12 pikët e para sezonale. I dyti erdhi Horge Martin. Në këtë garë Mark Markez u rendit i treti.

Gara zyrtare e parë e botërorit zhvillohet nesër e diel në Portimao (Portugali) me start orn 16:00.

Nisja të dielën ora 16:00:/Sportiim.al/

M. Markez (REPSOL HONDA TEAM) 1.37.226

?>