Banjaja niset si kampion, Markez nuk ka ‘frena’

Fitoi garën ‘Sprint’ të shtunën (12 pikë), sot italiani kap dhe vendin e parë të garës së zakonshme duke u ngjitur në 37 pikë. Mbrojtja e titullit me start të jashtëzakonshëm.

Françesko Banjaja merr gjithçka në fundjavën e Çmimit të Madh të Portugalisë dhe, pas fitores në Garën Sprint, fiton edhe garën e sotme në atë që konsiderohet premierë e botërorit 2023 në Moto GP.

Pas tij në podium u ngjitën Maverik Vinjales me Aprilia dhe Marko Bezeki me Dukati

Ndërkaq gara e Mark Markez ishte katastrofike pasi në xhirot e para ai humbi qetësinë dhe goditi Martinin dhe Oliveirën me shpejtësi shumë të madhe, duke e dërguar portugezin në qendrën mjekësore pas goditjes së rëndë me numrin 93 të Honda-s.

Një garë shumë e vështirë edhe për Yamaha-t që vuajnë së tepërmi në start dhe nuk duket se mund të konkurrojnë me nivelin shumë të lartë të gjetur nga Ducati dhe Aprilia dhe të luftojnë për vendet e para në kampionat. Kuartararo arrin të renditet në vënd të tetë.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!