Shqipëria U21 tri pikë në Andorra
Andorra U21-Shqipëria U21 0-3
Shqipëria e nis me triumf aventurën për kualifikueset e europianit 2023.
Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi ka lënë pas krahëve atë barazim turpërues të tre viteve më parë me Andorrën 2-2 pikërisht në të njëjtën fushë dhe këtë herë ka siguruar tre pikët me një fitore bindëse 0-3.
Armando Broja në të 17-en shënoi golin e parë për Shqipërinë pas një goditje mbi vijën ballore.
Një penallti e shnëdrruar në gol nga Mehmeti dhe një i tretë ardhur me autogol nga vendasit, i kanë mjaftuar formacionit kuqezi për tri pikë starti…
Andorra: Iker, Torres, Myler, Guijen, Gomes, Pubij, Remolins Planes, Fernandez, Vales, Rosas Ubah, Roka.
Shqipëria: Alia, Kalaj, Pëllumbi, Mitaj, Marku, Mehmeti, Dobra, Vangjeli, Karrica, Broja.