sportiim2

Spanjë-Gjermani, klasikja e denjë mbyll në paqe

Botërori 2022, Grupi E: Spanjë – Gjermani 1-1

Supersfida e mbrëmjes e vlefshme për Grupin E mes Spanjës dhe Gjermanisë prodhoi vetëm 1 barazim në shifrat 1-1.

90 minuta ku Spanja zotëroi më shumë topin por dhe gjermanët u shfaqën këmbëngulës për të mos dalë pa pikë nga ky takim i rëndësishëm.

Goli i parë i sfidës erdhi 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, por Rudiger ishte më i avancuar sa duhet dhe asgjë nuk vleu për kombëtaren gjermane.

Gjatë pjesës së dytë janë spanjollët marrin avantazhin të parët me Moratën teksa luhej minuta e 62′-të. Momente më të mira për Spanjën që provon edhe të dyfishojë rezultatin por nuk ia del.

Gjermanët do të rikthejnë baraspeshën në të 83′-tën falë golit të Fulkrug që përkthehet në pikën e parë për Gjermaninë në ‘Katar 2022’.

Kështu, në Grupin E asgjë nuk është mbyllur edhe pse Spanja duket thjesht një hap larg kualifikimit, ndërsa Gjermania renditet e fundit në grup. 2 vendet e mesit i përkasin Japonisë dhe Kosta Rikës që zotërojnë nga 3 pikë./Sportiim.al/

?>