Dështoi në Ligën e Kombëve, shkarkohet trajneri

sportiim2

Joakuin Kaparros nuk është më trajner i Armenisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Federata armene përmes një komunikate në faqen e saj zyrtare pas dështimit në Ligën e Kombeve duke zbritur nga Liga B në C.

Më poshtë shënimi i plotë:

“Federata Armene e Futbollit dhe trajneri i kombëtares armene, Joaquin Caparros, ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje të përbashkët, trajneri spanjoll nuk do të drejtojë më kombëtaren armene.

Më 28 shtator, Presidenti i FFA Armen Melikbekyan u takua me Joaquin Caparros dhe diskutoi performancën e kombëtares armene këtë vit. Gjatë takimit u arrit marrëveshje e ndërsjellë që bashkëpunimi të mos vazhdojë.

Gjatë takimit, Armen Melikbekyan e falënderoi për punën e tij, që ka qenë në krah të kombëtares në ditët e vështira për Armeninë, për shfaqjen e cilësive më të mira njerëzore dhe profesionalizmit të lartë në punë.

Drejtuesit e Federatës Armene të Futbollit, stafi që ka punuar së bashku me Joaquin Kaparos, i shprehin edhe një herë mirënjohjen e thellë trajnerit spanjoll për punën e tij dhe i uron suksese të reja në karrierën e tij të ardhshme. Faleminderit!”.

?>