Nis Kupa/ Veleçiku e Devolli kalojnë paraeleminatoret

sportiim2

Edicioni i 71-të i Kupës së Shqipërisë startoi zyrtarisht sot me dy sfidat e fazës paraeleminatore me sistem eleminimi direkt, Veleçiku – Murlani dhe Devolli – Sopoti.

Veleçiku kaloi me rezultatin 3-0 Murlanin duke u kualifikuar në turin e parë të Kupës së Shqipërisë, aty ku e presin kampionët e Tiranës.

Sakaq, fitore mori edhe Devolli i cili mposhti 5-1 Sopotin e Librazhdit. Për Devollin shorti ka rezervuar si kundërshtarin e radhës, skuadrën finaliste të sezonit të shkuar, Laçin.

Ndeshjet e vajtjes së turit të parë janë progamuar të luhen me 28 shtator, ndërsa ato të kthimit më 12 tetor./Sara Gjidiaj/

?>