Tirana zyrtarizon largimin e Totres

sportiim2

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar largimin e Enur Totres nga skuadra. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kampionët në fuqi falenderojnë lojtarin dhe njëkohësisht e “prezantojnë” atë në klubin e ri, FC Vorskla Poltava të Ukrainës.

Në njoftimin e klubit bardheblu shkruhet:

“Faleminderit Enur Totre. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Enur Totre në klubin Ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur.

Të lumtur që kishim në organikën tonë një lojtar me vlera që vërtetoi sërish se KF Tirana është trampolina më e mirë drejt suksesit ndërkombëtar.

Klubi, stafi dhe lojtarët i urojnë suksese të mëtejshme në karrierë”.

25-vjeçari nga Maqedonia luajti vetëm një sezon te Tirana dhe shënoi 5 gola në 35 paraqitje me kryeqytetasit. Tashmë ai do të vazhdojë karrierën në Ukrainë.

?>