Shqipëria “lan duart” me Botërorin, Reja dështon me skemën

sportiim2

‘Katar 2022’/ Kualifikuese Grupi I: Poloni- Shqipëri 4-1

Nëse nuk llogariten golat, Shqipëria ishte mjaft e bukur për tu parë në fushë ndaj Polonisë vendase. Në shumicën e kohes kryesisht në pjesën e parë, kuqezinjtë shpalosën veti interesante në mbajtjen e topit, qarkullimin dhe rrezikshmërinë te porta e Sheznit.

Por ata që peshojnë në një ndeshje futbolli janë golat. Ata folën totalisht për Poloninë e cila me një Levandovski të ‘maskuar’ ia doli të bëjë “qull” Shqipërinë e një 75 vjeçari aspak dinak gjatë lojës nga pankina.

Sokol Cikalleshi edhe një herë i dha frymëmarrje kuqezinjëve pas atij goli të realizuar për notën 10-të. Por nëse Paolo Souza e kishte të qartë se çfarë taktike duhej përdorur ndaj shqiptarëve, skuadra jonë fatkeqësisht ra preh e një zhbalancimi total. Kryesisht në prapavijë. Të dielën Botërori për Shqipërinë ecën me Hungarinë në ‘Elbasan Arena’…

Ndërkaq, Amir Abrashi, Elseid Hysaj,Keidi Bare, Rei Manaj dhe Jurgen Gjasula u ndëshkuan me kartonë të verdhë, teksa Hysaj,Gjasula dhe Manaj do mungojnë në ndeshjen pas tre ditësh në ‘Elbasan Arena’ me hungarezët.

?>