Kastrioti fiton derbin

sportiim2

Laçi dhe Kastrioti u ndeshën sot në një test miqësor në stadiumin Laçi.

Një duel i cili dukej se luhej vetëm për të parë afrimet e fundit te të dy kampet. Dejan Vukiçeviç tekniku malazez i Laçit pa nga afër jo vetëm disa të rinj te grupi bardhezi por dhe të afruarin e fundit Velkovski.

Ndreu po ashtu me sytë katër te elementi në dispozicion pasi skuadra krutane duket se po bëhët nga e para. Prodani, Greca dhe portieri Sali ishin me statusin e ishit.

Ndërkaq takimi u vendos nga Arbër Basha për formacionin e Ramazan Ndreut i cili shënoi të vetmin gol në pjesën e parë…

Formacionet fillestare:

Laçi: Dajsinani, Veliu, Roganoviç, Velkovski, Ziko, Arbër Deliu, Ardit Deliu, Sulovari, Zarubica, Ademi, Giundo: Tr: D. Vukiçeviç

Kastrioti;

Sali, Neziri, Dida, Grgiç, Rami, Prodani, Onanuga, Kodra, Basha, Greca, J.Çela. Tr: R Ndreu

?>