Kardozo vendimtar në testin e Pogradecit

sportiim2

Partizani mbyll përgatitoret në Ohër dhe luan një test të radhës me Pogradecin në fushën e skuadrës liqenore. Klubi i kuq poston statusin evidentues në rrjete sociale të fitores së Partizanit në shifrat 0-1. Goli është i Lukas Kardozos.

Postimi:

“Eshtë mbyllur me fitoren e të kuqve në shifrat 1 – 0 testi i radhës miqësor luajtur sot pasdite në Pogradec. Goli i shënuar për të besuarit e trainerit Ilir Daja mban autorësinë e sulmuesit Kardoso në minutën e 70′.

Ky ishte testi i fundit miqësor në kuadër të përgatitjeve që skuadra zhvilloi në Ohër. Sot ekipi udhëton drejt Tiranës për të vijuar tashmë përgatitjet në kryeqytet në prag të fillimit të kampionatit.”

?>