Flamurtari aktiv, vijnë katër njohje të vjetra

sportiim2

Pasi kopsiti dje letrat me Këshillin Bashkiak Vlorë për të vijuar dhe për dy vite si administrator i Flamurtarit, Sinan Idrizi nis shpejt nga puna për ndërtimin e grupit konkurues për të luajtur në Kategori të Dytë.

Në Vlorë, ditën e sotme janë zyrtarizuar katër lëvizjet e para në merkato. Me gjasë futbollistët e afruar nuk kanë nevojë për filter pasi figurojnë si organikë ekzistuese.

Sulmuesi Andi Ribaj i pari i listuar ndërkohë që janë rikthyer në skuadër Ditmar Bicaj, Olsi Gocaj dhe Lejdi Liçaj.

Postimi i Flamurtarit të Vlorës.

?>