Kaina kontratë me Vllazninë

sportiim2

FC Besa Kavajë, njofton se zotëron 40% të kartonit për lojtarin që spikati me fanellën verdhezi në sezonin e kaluar.

Ishte temë e ditëve të fundit për afrim te Vllaznia dhe ja tek vjen momenti i kontratës. Bëhët fjalë për brazilianin 24 vjeçar Nunes Da Silva Amarante Kaina.

“KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka firmosur kontratë me futbollistin brazilian Nunes Da Silva Amarante Kaina. Ai luan në pozicionin e qendërsulmuesit, është 24 vjeç dhe me të është firmosur një kontratë dyvjeçare.KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti!Welcome Kaina!”, shkruan klubi verior.

Kaina luan si qendërsulmues. Sezonin e kaluar ishte pjesë e Besës së Kavajës në Kategorinë e Parë ku realizoi dhe 7 gola.

?>