Fiton Real, Liverpul turpëron Atalantën…
Serxhio Ramos arrin golin e 100 me fanellen e Realit.
Liga e Kampionëve, ndeshjet e treta në Grupe ishin takime të cilat sot u karaktarizuan nga duele shoqëruar me gola të shumtë. E nisi Borusia Mynshengladbah e cila shpartalloi Shahtjor Donjetsk 0-6. Atletiko Madrid vetm 1-1 në Moskë me Lokomotivën.
Ndërkaq në mbrëmje stafetën e morën skuadra si Real, Bajern e Liverpul. Ekipi i Zidan kryesoi deri në 2-0 pas golave të Benzema e Serxhio Ramos por Interi ia del të shkurojë në pjesën e parë me Lautaron në 1-2 ndërsa në të dytën barazon me Perisiç në të 68-ën. Rodrigo i futur si zëvëndësues shënoi golin e tretë për galatikët të cilët pas kësaj fitorjeje ngjitn në kuotën e 4 pikëve.
Ajaks me probleme për shkak të tamponëve pozitivë ia del të fitojë në Danimarkë me vendasit e Midtjylland 1-2. Sakaq,Liverpuli i Klop, turpëron Atalantën me Gjimshitin në përbërje në shtëpi 0-5 me tre gola të portugezit Zhota një të Salah dhe një të Mane. Shaqiri në stol…
Bajerni fiton me përbysje ndaj Salsbug 2-6 teksa golin e parë për austriakët e shënoi Mërgim Berisha.Më pas vendasit sidomos në 11 minutat e fundit pësojnë 5 gola…
Shifrat sonte në Champions, faza e grupeve:
Lokomotiva M – Atletiko Madrid 1-1
Shakhtar D – M’Gladbah 0-6
Salsburg-Bajern M 2-6
Real Madrid-Inter 3-2
Porto – Marsejë 3-0
Mançester Siti – Olimpiakos 3-0
Atalanta – Liverpul 0-5
Midtjylland – Ajax 1-2