Uzuni dy gola për titullin kampion

sportiim2

Me fanellën e Ferencvarosh në Hungari, për herë të parë është shpallur kampion për klube. Myrto Uzuni ndihet i kompletuar. Ndaj Ujpesht në derbin e Budapestit pasi realizoi dy herë, sulmuesi kuqezi bashkë me skuadrën (trofeu i 32) ngre lart kupën e kampionit. Tre javë para ‘gongut’. Goxha arritje.

Dhe menjëherë zërat për tu transferuar në Greqi, bëhën konkrete. Gazeta Sport Time shkruan për një tentativë të Olympiakos për shërbimet e Uzunit.

Gjithsesi raportohet se shuma prej 4 milion eurosh që kërkon Ferencvarosh konsiderohet e lartë nga ekipi i njohur grek. Megjithatë asgjë zyrtare. Vetë klubi i Ferencvarosht nuk ka marrë një ofertë zyrtare.

?>