UEFA mendon sanksione për Real e Juve, përjashtimi…

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet të premtën për të diskutuar në mënyrë specifike se çfarë do të bëjë me klubet pjesëmarrëse të revoltës.

Fillimisht pritet që zyra juridike të ndjekë nenët në status për të vendosur e për t’i dhënë më pas dakortësinë Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të drejtën e dhënjës së penaliteteve për Realin dhe Juventusin si dy klubet nismëtarë të projektit Superligë Europe.

Nga Italia bëjnë të ditur se Ekzekutivi i UEFA-s po mendon sanksione ekonomike e sportive dhe është arritur deri aty sa një nga propozimet që do të shqyrtohet do të jetë edhe ajo e përjashtimit për një vit nga Liga e Kampioneve për Real Madrid dhe Juventusin. Deri tani mbetet në kuadrin e hipotezës por të premten gjithëçka mund të ngjasë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!