Stemat e reja të FIFA

sportiim2

Stemat e reja të FIFA-s për arbitrat shqiptarë

Ndahen stemat e FIFA-s për gjyqtarët shqiptarë të futbollit, femra dhe meshkuj, për vitin 2021. Në ceremoninë e organizuar sot nga Shoqata e Arbitrave dhe Komiteti i Arbitrimit morën pjesë Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, specialisti i gjykimit, Bujar Pregja si dhe Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci.

Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Kastrati kërkoi nga gjyqtarët punë sa më profesionale. Nga 13 gjyqtarët që u pajisën me stemën e FIFA-s për vitin 2021, vijojnë të jenë edhe tre femra, Emanuela Rusta si gjyqtare kryesore dhe Koleta Prenga e Erinda Kume si asistente. Për herë të parë me stemën e FIFA-s është pajisur gjyqtari i Futsallit, Arlind Subashi.

Gjyqtarë kryesorë:1.Enea Jorgji2.Eldorian Hamiti3.Juxhin Xhaja4.Emanuela Rusta

Asistentët:1.Denis Rexha2. Ridigers Çokaj3. Nertil Bregasi4. Dojando Myftari5. Ilir Tartari6. Redi Avdo7. Koleta Prenga8. Erinda Kume

Gjyqtar i Futsallit1. Arlind Subashi. (FSHF)

?>