Zidan infektohet me COVID

sportiim2

Zidan infektohet me COVID-19

Pas turpërimit nga Alkojano për Kupën e Mbretit, Reali mëson se trajneri ka rezultuar pozitiv.

Pritej të shkarkohej si trajner i dështuar i Realit por Zinedin Zidan më parë duhet të kalojë problemet shëndetësore. Sipas mediave iberike, francezi i stolit të Realit, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Klubi bëri të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se Zidan ka testuar pozitiv ndaj COVID-19 në analizat e fundit dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit.

Trajneri është izoluar dhe si fillim do të mungojë në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Alaves. Edhe stërvitjen e sotme e drejtoi ndihmësi i tij, Betoni, i cili shihet si trajner i parë për këtë ndeshje me baskët e Alaves.

?>