Teleteksti i mbrëmjes…

727: Tomori bëhët futbollisti më i ri i Milanit në Seria A. Fikayo Tomori u prezantua sot te ‘Djalli’ i cili arriti akordin me Çelsin për huazimin e qendërmbrojtësit 23-vjeçar.

727: Gladbah shpartallon në derbi Dortmundin në shifrat 4-2 duke e parakaluar në renditje. Haland shënoi dy golat e verdhezinjëve ndërsa Marko Rojs, demostroi pakënaqësi të dukshme pas ndrrimit në të 70′-ën.

727: Ferhan Hasani ka takuar në mbrëmje drejtuesit e Partizanit. ‘Buba’ mund të ulë pretendimet dhe të nënshkruajë për të kuqtë.

727: Hetemaj (Benevento) i shkon shumë pranë golit në takimin e Seria A mes Beneventos dhe Torinos. Takimi u mbyll 2-2.

727: 2:2 përfundon edhe sfida e La Liga-s mes Levante-Vajadolid.

727: Lokomotiva Zagreb shpërfytyrohet në shtëpi në sfidën e parë zyrtare për 2021. E mund Osijk 0-3. Pa Tucin e Mersinajn dhe me Kallakun në stol, ‘skuadra’ shqiptare në fushë u prezantua vetëm me Çokajn dhe Tahirajn. Ky i fundit hyri në minutat e fundit.

727: PSG kalon 4:0 Montpelje në Ligë1. Dy gola Mbape, një Nejmar dhe një tjetër Ikardi. Poçetino nis të marrë kuotën ‘lart’.

727: Lojërat Olimpikë këtë verë në Tokio u vunë në diskutim sot nga mediat. I mënjëhershëm reagimi i organizatorëve: ‘Lojrat Olimpike’ do zhvillohen sipas programit.

727: Ka ndërruar jetë pas betejës me sëmundjen ALS’ ish-futbollisti xhamajkan Luton Shelton. Ka veshur edhe fanellën e Shefild Utd.

727: Superkupa e Kosovës, Drita- Prishtina për herë të parë jashtë Kosovës. Ndeshja do të luhet nesër në Turqi, në stadiumin “Mardan” të Antalias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!