Sherri është i Laçit

Ish-portieri i Vllaznisë, do të zbresë në terrenin stërvitor me bardhezinjtë për t’u prezantuar e nisur aventuren me kurbinasit.

‘Sporti im.al’, ai që zbuloi largimin e Stazhillës dhe afrimin e Alen Sherrit te Laçi, vjen me një tjetër konfirmim për futbollistin 22-vjeçar nga Shkodra.

Përtej përgenjeshtrimit të bërë nga klubi Vllaznia, duke i quajtur të pa vërteta lajmet rreth lëvizjes së portierit Sherri, redaksia mëson se pikërisht sot, ish-portieri i Vllaznisë do të zbresë në terrenin stërvitor me bardhezinjtë për të nisur aventuren me kurbinasit.

Nga ana tjetër klubi bardhezi, me agjentë të ndyshem, po punon fort edhe për afrimin e dy mbrojtësve dhe një mesfushori. Cungu gjithnjë ka parë nevojën e një alternative në kahun e majtë të mbrojtjes, por pas dëmtimit të Fangajt edhe në kahun tjetër, reparti pritet të forcohet.

E ndërsa për mbrojten ende nuk ka qartësisht një ide fikse, te mesfusha gjërat janë më ndyshe. ‘Sporti im’ zbulon se klubi ka arritur parimisht akordin me një mesfushor (në respekt të klubit emri mbetet anonim), por që për ta zyrtarizuar duhet pritur dokumentacioni i mesfushorit shtatlartë.

Sherri? Po po, ai del në seancë sot me Laçin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!