Ngo merr ‘pasaportë’ qipriote…

sportiim2

Klubi qipriot Enosis Neon Paralimniou FC, ka bërë publik lajmin se ish sulmuesi i Tiranës Majkëll Ngo, ka arritur në marrëveshje me ta. Kësisoji gjigandi 28 vjeçar, zgjedh të vijojë karierën në ishullin e Qipros në Ligën e Parë te një skuadër që gjëndet në fund të klasifikimit.

Postimi i Klubit:

E.N.P. Football, LTD shpall marrëveshjen e parë me mbajtësin e pasaportës angleze Michael Ayodeji Ngoo i cili është transferimi i parë për ekipin tonë. 1.98, Michael vjen nga akademitë e Liverpulit ku ishte në moshën 16 vjeç.

Ai vjen nga 3 sezone të plota në kampionatin shqiptar me disa gola dhe asistime dhe ka qenë lojtar me kombëtaren angleze U19 dhe U20.Shpresojmë që të jetë një blerje shumë e rëndësishme dhe cilësore për ekipin.Familja e madhe e Unionit dëshiron t’i urojë lojtarit çdo sukses.ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMITNDP

?>