Lamtumirë Kukës, Avdyli kthehet në Kosovë
Portieri kosovar Ilir Avdyli i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Kukësit. Afrimi i kryeqytetasit Dashamir Xhika, ia ngushtoi mjaft hapësirat e aktivizimit portierit 30-vjeçar nga Podujeva.
Kësisoj, gardiani Avdyli, që është aktivizuar edhe me Tiranën dhe Kamzën, mezi ka pritur të mbyllet sezoni dhe të bëjë “divorcin”. Lajmin e bën me dije vetë klubi verilindor i Kukësit, nëpërmjet një noftimi të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook”, në të cilin shkruan:
“Portieri Ilir Avdyli nuk është më pjesë e skuadrës sonë! 30-vjeçarit nga Kosova i ka përfunduar kontrata me përfundimin e sezonit dhe palët kanë shtrënguar duart, teksa klubi i uron Avdylit suksese në të ardhmen dhe e falënderon për kontributin e dhënë. Faleminderit Ilir!