“Zonja”, kampionia e “Top 5” të Europës…
Në “Top 5” ligat më elitare të kontinentit, janë përcaktuar ekipet kampione. E fundit, të dielën në mbrëmje u përcaktua fituesja në Seria A: Juventusi, që koleksionoi matematikisht edhe titullin e kampiones në futbollin italian, edhe pse kanë mbetur edhe 2 javë për t’u zhvilluar.
Njëherazi, “Zonja e Vjetër”, me 9-të titujt e fituar radhazi, është edhe “kampionia” e kampioneve të “Top 5” ligave më të rëndësishme të Europës në dekadën e fundit.
Pas saj, renditet Bayern Mynih me 8 tituj të radhazi të fituar në Bundesligë, Paris SG me 7 tituj kampioni të Liga 1 të fituar gjatë dekadës, Barcelona me 6 tituj të La Liga, etj…