Lëv ende në dyshim, DBF po…

sportiim2

Takimi i drejtuesëve të DFB mund të vërë në dyshim të ardhmen e Joakim Lëv në krye të Gjermanisë. Sipas raporteve nga “Bild” ka një ndarje midis menaxherëve të ndryshëm për zgjedhjen për të vazhduar me trajnerin aktual pas asaj humbjeje shokuese me Spanjën 6-0 në Nations.

Vetëm drejtori Oliver Bierhof, shprehu publikisht mbështetjen e tij për ish- trajnerin e Shtutgardit i cili drejton pancerat që prej 2006-ës. Ndërkohë, në një sondazh nga revista “Kicker”, 90% shprehën mendimin e tyre nuk e duan më trajnerin aktual në krye të kombëtares gjermane.

Në fakt, dy faktorë mund ta shpëtojnë trajnerin.E para është mungesa e një zëvendësuesi të nivelit të lartë i gatshëm të marrë përsipër pankinën e rëndë botërore.

Të preferuarit Klop dhe Flik, në pole pozicion, janë vendosmërisht në krye të Liverpul dhe Bajern Mynih, ndërsa Rangnick i lirë, nuk është plotësisht bindës. Faktori i dytë lidhet me faktin se Gjermania në 100 vite ka ndërruar vetëm 10 trajnerë…

Sidoqoftë, askush, madje as trajneri Joakim Lëv, nuk di të thotë nëse do vijojë të qëndrojë.

?>