“JOMA”, sponsori i ri i CSKA të Moskës…

“JOMA” është sponsori i ri i klubit CSKA të Moskës. Nga sezoni i ardhshëm, skuadra e ligës superiore ruse do të veshë uniformat e bëra nga kompania spanjole. Përveç uniformave të lojës, “JOMA” do t’i sigurojë CSKA gjithë materialet e trajnimit dhe të kohës së lirë për ekipin e parë, sektorin e të rinjve dhe futbollin e femrave.

Për më tepër, “JOMA” do të sigurojë këpucë teknike dhe për kohën e lirë për të gjithë stafin e klubit. Koleksioni i ri, i projektuar ekskluzivisht për ekipin moskovit, do të prezantohet në javët në vijim, në funksion të sezonit të ardhshëm 2020-2021.

Roman Babajev, menaxher i CSKA-së, pohoi: “Jemi të ngazëllyer për partneritetin e ri me “JOMA”, një kompani e njohur për traditën dhe risitë e saj, e cila me material të personalizuar plotëson më së miri nevojat e klubeve profesioniste. Ne kemi besim se partneriteti do të jetë fitimprurës për të dy palët”.

Alberto Lopez, menaxher i “JOMA”-s, komentoi: “Sponsorimi i CSKA-së së Moskës është një frymëzim për ne. Jam i bindur që së bashku do të jemi edhe më të fortë. Ne ndajmë qëllime ambicioze dhe duam të ruajmë standarde shumë të larta cilësore. Jemi tërësisht të përqendruar në cilësi dhe dizajn, qëllimi ynë është të plotësojmë më së miri nevojat e klubit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!