Siti në ankth, vendimi javën tjetër…
Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS) Reb deklaron se vendimi merret në 13 korrik.
Brenda dy javësh, në Lozanë të Zvicrës CAS do të marrë vendimin e tij për apelin e Mançester Sitit lidhur me një pezullim dy-vjeçar nga Kupat Evropiane të vendosura nga UEFA.
Klubi anglez ka shkelur rregullat financiare dhe për këtë arsye mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për edicionet e ardhëshme.
Sekretari i Përgjithshëm i Tribunalit, Mathieu Reb, tha: “Fjala e fundit do të shpallet javën tjetër në datë 13 korrik”.