Alaba drejt Realit, paga problem…

sportiim2

Cila do të jetë e ardhmja e David Alabas? Mbrojtësi i Bajern Mynih është në skadencë kontrate dhe bavarezët nuk kanë ndërmend të rinovojnë me austriakun.

Ndër klubet që po ndjekin me interes ndërkombëtarin austriak është Real Madrid i Zidan. Pengesa e madhe për Blancos për të rrëmbyer një ‘aset’ si Alaba, janë kërkesat ekonomike të lojtarit.

Siç raporton AS, Alaba kërkon një pagë prej 12 milion euro në sezon. Shumë e madhe në këtë periudhë panedemie globale edhe për një klub të shëndoshë financiarisht si Real Madrid.

?>